Sot, Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se ndeshja mes përfaqësueses helvetike dhe Kosovës, e planifikuar për 18 nëntor, do të luhet në Basel, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se takimi i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2024 do të luhet në stadiumin “Jakob-Park” më 18 nëntor, nga ora 20:45.
Theksohet se shitja e biletave do të nisë nga 20 tetori.
Po ashtu thuhet se do të ketë publik të madh shqiptarë.
Kujtojmë se Kosova dhe Zvicra barazuan 2:2 në “Fadil Vokrri” gjatë shtatorit.
Zvicra është në rrugë të mirë drejt kualifikimit në Evropian, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund. Ka 14 pikë në vendin e parë.
Ndërkohë, Kosova është e pesta me katër pikë dhe me gjasa minimale për kalim tutje.