Ballkani “arkëton” shumë të majme parash pas fitores ndaj Dinamo Zagrebit

Ballkani ka arritur fitore të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Dinamo Zagrebit.

Kampioni i Kosovës ka mposhtur gjigantin kroat me rezultat solid 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Almir Kryeziu në minutën e 44’të të takimit realizoi për të hapur llogarinë e golave në Prishtinë.

Për të vulosur fitoren e skuadrës së Ilir Dajës u përkujdes, Hamidi.

Hamidi realizoi gol në minutën e 84’të të takimit.

Pas kësaj fitore Ballkani ka arkëtuar një shumë të majme parash, përkatësisht 500 mijë euro, aq sa vlen fitorja në fazën e grupeve në Conference League.