Ministria izraelite e Mbrojtjes ka publikuar një video të një sulmi ajror në Rripin e Gazës, ku objekte të ndryshme janë goditur me raketa.
Dyshohet se brenda objekteve të goditura nga izraelitët, ishin fshehur pjesëtarët e Hezbollahut, të cilët konsiderohen si organizatë terroriste nga Izraeli.
Forcat izraelite u përleshën me sulmues të grupit palestinez, Hamas, të dielën, 24 orë pasi militantët nisën një sulm të befasishëm ndaj Izraelit, gjatë të cilit u vranë rreth 600 persona.
https://twitter.com/i/status/1710911115213906322