U mbajt Takimi Publik për Qendrën Zejtare I

Qendra Zejtare I, siç njihet në qytetin e Suharekës, shumë shpejtë do të merr pamje tjetër. Do të renovohet komplet.
Për këtë, sot është mbajtur Takimi Publik me operatorët ekonomikë që gjenerojnë në këtë pjesë si dhe me qytetarë të interesuar.


Në takim ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, i cili në fjalinë e tij, i ka përshëndetur të pranishmit si dhe ka folur për rëndësinë e këtij projekti që ka për bizneset që operojnë në këtë Qendër Zejtare.
Po ashtu project-propozimin e ka bërë drejtoresha e Urbanizimit znj.Sanie Kuqi, ku e ka prezantuar përmes video-projektorit, idenë fillestare se si do të duket komplet kjo zonë.
Në fund, të gjithë të pranishmit, kanë pasur të drejtë ti japin vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e tyre, lidhur me këtë projekt.


Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT