“Akuzojnë pse Islami thotë me katër gra, pse kush është sot me një?” – Mulla Osmani

Hoxhë Osman Musliu në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin ka folur për akuzat që po i bëhen fesë muslimane.

Sipas tij, në Kuran thotë se mund t’i kesh katër gra por në pamundësi të trajtimit të tyre njëjtë është më mirë me e pas vetëm një grua, raporton Gazeta10.

“Në Kuran shkruan se mundesh me i pasë katër gra, por neve ka mundësi që sna takon asnjë sepse zoti thotë që duhesh të jesh i drejtë me të gjitha dhe nuk mundeni më mirë është më e pasë një grua pra mos u lodh me i bo dy, ti je krijesë e zotit ai e ka ditë, nuk mundesh me kalu mirë me gruan ta ka leju feja mu nda, është hallal edhe pse Zoti e urren më së shumti ndarjen e burrit me gruan, ma mirë është mu nda se me pasë probleme me i eduku fëmijët keq”, tha ai në Kanal10.