Lëndim i rëndë për Rrahmanin, ja sa do të mungoj

Albion Rrahmani ka pësuar lëndim serioz me fanellën e Kosovës në duelin në udhëtim tek Andorra të enjten mbrëma.

Kosova e fitoi 3:0 ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”, ndërsa Rrahmani afër gjysmë ore para fundit, u largua me barele jashtë fushës.

Ai pati frakturë në nyjën e këmbës së djathtë, ndërsa rikthimi i tij në fushën e lojës do të jetë pas afër tre muajsh.

Rrahmani te Rapidi i Bukureshtit u transferua nga Ballkani në verën e këtij viti për 600 mijë euro.

Sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asistime në Superligën e Rumanisë.

“Shpresoj se do të kthehem shpejt në fushën e lojës. Por dua t’u premtoj tifozëve se do të kthehem më i fortë se kurrë. Nuk ndihem mirë sepse është lëndimi i parë, por shpresoj se do të jetë i shkurtër”, ka thënë Rrahmani për mediat rumune.