Reagimi i FFKsë pas lajmit se UEFA kërkon dorëheqjen e Agim Ademit

Federata e Futbollit e Kosovës reagon ndaj lajmit spekulues të portalit “Gazeta Metro”, për kinse kërkesën e UEFA-s për dorëheqje të presidentit Agim Ademi.

Me këtë rast presidenti Ademi deklaron se: Vazhdimisht kam qenë dhe jam në kontakt të drejtpërdrejt me organet e UEFA-s dhe çdo herë jam konsultuar për rastin tim gjyqësor dhe UEFA në çdo hap ka qenë e informuar mbi ecurinë e procesit.

Përkundër faktit se kam e ndje veten të pafajshëm gjithmonë kam besuar në drejtësi dhe për këtë arsye e kam kërkuar të drejtën time legjitime deri në instancën e fundit gjyqësore, me ç’rast jam duke e pritur vendimin përfundimtar. Për këtë është e informuar edhe UEFA, e cila asnjëherë nuk ka kërkuar dorëheqjen time.

Organet e UEFA-s më kanë përkrahur në ushtrimin e funksionit tim dhe të kërkoj të drejtën time deri në fund të procesit. Këtë gjë ma kanë mundësuar edhe KE dhe të gjitha Lidhjet Rajonale të futbollit, me çka i falënderoj për mbështetjen dhe për mundësinë e dhënë.

Prandaj, lajmet e tilla spekuluese kanë për qëllim destabilizimin e federatës dhe sjelljes në konfuzitet të klubeve, të njerëzve të futbollit dhe organeve të futbollit në fund të këtij edicioni futbollistik.

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT