Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se faza e ardhshme po vjen, derisa vizitoi ushtarët jashtë Rripit të Gazës.

Zyra e tij ka publikuar një video në rrjetin social X kur Netanyahu vizitoi forcat ushtarake izraelite, transmeton Telegrafi.

Në postim ai shkroi: “Me ushtarët në vijën e frontit me Gazën. Jemi të gjithë gati”.

Në një deklaratë të veçantë nga zyra e tij, thuhej se Netanyahu kishte pyetur ushtarët izraelitë nëse ishin gati për fazën tjetër.

“A jeni gati për fazën tjetër? Faza tjetër po vjen”, citohet të ketë ai.

Kjo vjen derisa ushtria izraelite po bëhet gati të nisë ofensivën tokësore në Rripin e Gazës, derisa u dha afat palestinezëve 24 orë të zhvendosen nga pjesa e veriut në jug të rajonit.

Izraeli e ka bombarduar Gazën për tetë ditë në shenjë hakmarrjeje të sulmit që nisi grupi Hamas më 7 tetor në Tel Aviv.

Deri më tani mijëra njerëz kanë vdekur nga të dyja anët.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT