Sipas një studimi ngrënia e rrushit është e mirë për sytë tuaj.
Vetëm një sasi rrushi në ditë për katër muaj u tregua se përmirëson treguesit kryesorë të shëndetit të syve.
Sekreti qëndron në faktin se përkeqësimi i shikimit është për shkak të “stresit oksidativ” ku qelizat dëmtohen sepse trupi nuk ka mjaftueshëm antioksidantë –gjë që te rrushi është i lartë.
Një ekip nga Universiteti Kombëtar i Singaporit studioi 34 të rritur që hëngrën një sasi të caktuar rrushi në ditë për 16 javë.
Ato treguan një rritje të konsiderueshme në treguesit e shëndetit të mirë të syve.
Bashkautori i studimit mjeku, Jung Eun Kim tha: “Studimi ynë është i pari që tregon se konsumi i rrushit ndikon në mënyrë të dobishme në shëndetin e syve te njerëzit, gjë që është shumë emocionuese”.