Operohet Albion Rrahmani, kjo është gjendja e tij

Futbollisti Albion Rrahmani është operuar me sukses.

Kështu ka njoftuar klubi i tij, Rapidi i Bukureshtit, duke thënë se ai është gati për nisjen e rikuperimit.

“Albion u operua me sukses nga mjeku Vlad Georgeanu, i fortë mendërisht dhe është gati të nisë rrugën për t’u rikthyer në fushë! Kthehu më i fortë, Lewa!”, thuhet në njoftim

Përndryshe, Rrahmani u lëndua në ndeshjen Andorra-Kosovë.