Banka dhe selia e Hamasit në Gaza bombardohen nga izraelitët (VIDEO)

Forcat e armatosura izraelite kanë bombarduar bankën dhe selinë e Hamasit, ndërsa kanë postuar edhe videon në rrjet. Sipas informacioneve “një seli ushtarake e Hamasit, si dhe “një bankë që financonte aktivitetin terrorist të Hamasit në Gaza” brenda natës.

Të hënën mbrëma u bë e ditur se një zyrtar i shtatë i lartë i Hamasit u vra në sulmet në Rripin e Gazës.

Mes të vrarëve nga forcat izraelite ka anëtarë të krahut politik, si dhe ushtarak të lëvizjes islamike palestineze që sundon Gazën, tha një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes izraelite.