Policia e Kosovës bën thirrje për përulje të shpejtësisë

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në mot me shi.

Në njoftimin për media thuhet se, me ndryshimin e kushteve atmosferike dhe fillimin e reshjeve të shiut, janë shtuar edhe aksidentet e trafikut.

“Fatkeqësisht ka pasur edhe humbje jete”, ka deklaruar policia.

“Kujdes i shtuar gjatë ngasjes në mot me shi! Me ndryshimin e kushteve atmosferike dhe fillimin e reshjeve të shiut janë shtuar edhe aksidentet e trafikut, ku fatkeqësisht ka pasur edhe humbje jete, shumica e rasteve që kanë ndodhur janë vetë aksidente ku automjetet janë rrokullisur apo kanë dalë nga rruga si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, mos mbajtjen e distancës së sigurisë në mes mjeteve apo mos përqendrimi në ngasje, andaj Policia e Kosovës APELON shoferët që të shtohet kujdesi gjatë drejtimit të mjetit në rrugë kur ka reshje të shiut, mjegull në rrugë, ngrica e raste tjera kur mund të rrezikohet jeta dhe siguria e pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim