Deputetja nga Suhareka kërcënohet dy herë brenda ditës

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj tha se sot është kërcënuar dy herë.

Ajo tha se rasti i parë ka ndodhur sa ishte rrugës për në punë kurse i dyti në zyrën e saj në fakultet.

“Te nderuar qytetar, Une sot jam kercnuar dy here. Njehere rruges duke ardhur ne pune dhe e dyta ne zyren time ne Fakultet”, tha ajo.

“Le ta kuptoj kushdo qe eshte pas qe nuk munden me me kercnu, shantazhu dhe qe vendimet e mija do te jene gjithmone ne te mire institucioneve dhe qytetarit”, shkroi deputetja në një shkrim në Facebook.