Reshitaj: Forca BALLKANI, ti thjesht mundesh 🧡🖤

Moderatori i njohur Kushtrim Reshitaj, shkruan per Ballkanin:

Janë rrafsh katër finale.
Dy ndeshje ndaj Prishtinës dhe dy të tjera ndaj skuadrave të Gjilanit.

Atakuar nga hijenat por edhe fati, BALLKANI nga e shtuna me kokën lart, me frymëzimin e duhur dhe me moralin e pastërt, zbret në secilën arenë për t’i fituar betejat e mbetura.

Në mungesë të Arbër Hoxhës, njërës nga shtyllat kryesore të këtij edicioni, lojtarët tanë janë edhe më motivuar se kurrë. Një qytet i tërë që frymon me futbollin, me historinë e atyre që jetuan për futbollin dhe e shtruan rrugën ndër dekada, futbollistët si asnjëherë më parë ndihen më shumë se sa thjesht lojtarë të fushës së gjelbërt. Suhareka ata sot i sheh si gladiatorë të betejave, triumfi në të cilat sjellë lavdinë, shkruan historinë dhe bën krenar secilin tifoz.

Andaj djema, duke ju falenderuar për secilin emocion që na keni dhënë deri më sot, për secilën ndjenjë krenarie (edhe atëherë kur mbase ka qenë e dhimbshme), ju kujtojmë që të madh e të vogël e keni mbrapa. Përkrahja, dashuria dhe rreshtimi i përbashkët ndaj ngjyrave të klubit tonë, e bën edhe më të fortë besimin në realizimin e ëndrrës.

Çka do që të ndodh, si do që të rrjedhin gjërat dhe fati, ju tashmë jeni heronjtë tanë. Ju keni thyer çdo parashikim të çallëmxhinjëve, keni treguar që me përkushtim dhe besim, nuk ju thyen dot askush.

Me ju sot nuk është vetëm Suahreka, por të gjithë ata që e dashurojnë futbollin. Ju i keni bërë kosovarët të besojnë se edhe në Superligën tonë, mund të luhet bukur, mund të jepet 100%shi nga vetja dhe mund të thyhen të gjitha barrierat. Tani jeni në finish. Përfundojeni gjithë aventurën e këtij edicioni ashtu sic ju dini më së miri, me triumf dhe lavd!

Faleminderit Presidentit për kushtet e krijuara, faleminderit trajnerit për drejtimin unik dhe të pashoq që i bëri skuadrës, faleminderit kapitenit që jep edhe atomin e fundit në fushë, të gjithë lojtarëve e posaqërisht tifozëve që kurrë nuk rreshtën së mbështeturi e dashuruar klubin me të cilin u rritëm dhe jetojmë!

Forca BALLKANI, ti thjesht mundesh 🧡🖤