Era Istrefi mbetet një nga këngëtaret më të kërkuara të momentit, ku në koncertet që ajo është e ftuar numërojnë një numër të madh fansash.


Krijuesja e hitit “Bonbon” i cili numëron më shumë se 900 milion klikime në Youtube, ishte e ftuar gjatë fundjavës që sapo kaloi në një koncert në Berlin, ku i ka habitur të gjithë me performancën e saj.
Disa video po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku këngëtarja shfaqet duke bërë disa lëvizje provokuese para të pranishmëve në koncertin e saj.


Kujtojmë që këngëtarja është në një lidhje dashurie me futbollistin e përfaqësueses së Kosovës Amir Rrahmani.
Çifti konfirmoi disa kohë më parë se ishin të lidhur, ku publikuan edhe disa foto. Gjithashtu ata kaluan edhe pushimet së bashku.