Ekskluzive: Lista me të gjithë banorët e ‘Big Brother Vip Kosova’

Ditën e nesërme (20 tetor) do të nisë edicioni i dytë i ‘Big Brother Vip Kosova’.

Edhe në këtë sezonë ky format televiziv do të jetë nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit ndërsa opinionist do jenë Anita Haradinaj dhe Bledi Mane.

Indeksonline ka siguruar të gjithë emrat e vip-ve të cilët do të jenë pjesë e këtij spektakli.

Lista e plotë: Meti Alshiqi, Alby the Goat, Gani Germia, Lumbardh Salihu, Yll Dervishi, Monika Salihu, Muhamet Zeka, Santiana, Brikey, Emine Toska, Azem Gagica, Ilir Tahiri, Ledi Vokshi, Linda Halimi, Besarti, Vesa Vllasaliu, Blero, Edona James, Lumbardh Salihu si dhe ish konkurrentja e ‘Përputhen’ Shqipe Hyseni.

Kujtojmë që fituesi i edicionit të parë ishte reperi Stresi.