Shota Baraliu reagon ndaj deklaratës së Santianës: Unë s’di që ekziston

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova sapo ka filluar dhe me sa duket do të jetë një spektakël shumë i veçantë.

Modelja nga Gjakova Santiana Maloku ishte njëra ndër banoret e para që hyri Brenda shtëpisë së Big Brother.

Ajo kur u shfaq në klipin e saj prezentues, u shpreh që nuk do e donte Shota Baraliun ta kishte brenda në shtëpi.

Për këtë nuk mungoi as reagimi i Shotës ndaj Santianës, gjatë një interviste për Prive.null

“Për zotin është hera e parë që e kam pa. Kurrë n’jetë s’e kam pa, unë s’di që ekziston një modele. Me të vërtetë nuk e njoh. Por, të kam thënë që mua më dojnë. Edhe ata që më urrejnë, më dojnë” – është shprehur Shota.

Përndryshe aktorja tregoi se i pëlqen shumë Edona James pasi është një vajzë shumë e sinqertë dhe flet atë që e mendon.