Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Suharekë, ku një burrë ka përfunduar në Polici si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në fshatin Gjinoc, ku një burrë po dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten e tij, ndaj të cilës edhe ka ushtruar dhunë fizike e psikike në vazhdimësi.

Sinjali mëson se çifti kanë probleme që një kohë, por rasti i fundit e shtyu gruan ta denoncojë burrin, pasi ai e ka kanosur me vrasje – duke i shkaktuar kështu frikë e shqetësim.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Kanosje’.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT