Transeksualja Edona James është bërë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Që në ditët e para, Edona ka folur për eksperiencat e saj nga më të ndryshmet, pa komplekse dhe filtra.

Edhe në një diskutimi të fundit me disa prej vajzave të shtëpisë, Edona ka treguar për ish-bashkëshortin e saj Stefan Effenberg.

E pyetur se pse u nda nga ai, Edona u shpreh se nuk ka qenë e dashuruar në të, por në paratë e tij.

“Nuk e kam dashur atë, ia kam dashur paratë, doja që me paratë e tij të bëja një jetë të mirë, nuk doja të bëja më punën si eskort, nuk e bëja atë se doja por nuk kisha tjera mundësi”, tha Edona.

Tutje, Edona ka treguar se më parë kishte marrë pjesë në një tjetër ‘reality-show’, ku të gjithë pjesëmarrësit duhej të ishin të zhveshur.

“Kemi qenë 12 femra dhe 12 burra, njëri burrë duhej të zgjidhte njërën femër, njëri më zgjodhi mua nga 12 femrat, ka qenë boshnjak, kemi ecur zhveshur komplet”, u shpreh Edona.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT