Posta e Kosovës ka leshuar sot në qarkullim tri pulla postare me imazhet e tri monumenteve natyrore të Kosovës, e njëra ndër to është zgjedhur fotografia e shkrepur nga Brahim Thaçi i cili është këshilltari kryesir i kryetarit Bali Muharremaj.

Thaçi në profilin e tij në facebook ka shkruar:

“I lumtun që Posta e Kosovës promovon bukuritë e Suharekës (Me njërën nga fotot e mija). 🙏”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin “Monumentet natyrore”, ku përfshihen tri pulla postare me imazhet e tri monumenteve natyrore të Republikës së Kosovës, për të cilat janë bartur gojëdhëna, rrëfime legjendash e mitesh ndër breza përgjatë shekujve.

Guri i Dellocit – gjendet në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës, me lartësi mbi 1700 metra, me një pamje sa të bukur aq edhe intriguese për identifikimin e kohës së krijimit të tij. Sipas gojëdhënave daton që nga koha e lashtë ilire dhe nga banorët njihet si Guri i Diellit, që sipas studiuesve ka mundur ta ketë rolin e orës diellore, pretendime këto që mbetet t’i konfirmojë shkenca.

Posta e Kosovës, me këto tri pulla postare promovon pamjet mahnitëse të bukurive natyrore të Kosovës, ndërsa koleksionistët, qytetarët dhe bizneset, tanimë munden t’i blejnë ato që t’i vendosin në dërgesat dhe zarfet e tyre, si kujtime të rralla për më të dashurit e tyre kudo nëpër botë.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT