Gjenden eshtra njeriu në Arbanë të Prizrenit, dyshohet se i përkasin një viktime të luftës

Gjatë gërmimeve në Arbanë të Prizrenit, këtë të enjte paradite janë gjetur eshtra njeriu që dyshohet se i përkasin një viktime të luftës.

Lajmin e ka bërë të ditur udhëheqësi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një viktimë që bën pjesë në Listën e personave të zhdukur.

Ai tutje ka njoftuar se janë në pritje të ekzaminimeve të mëtejme mjekoligjore.

Të martën kanë përfunduar gërmimet në Bishtazhin, dje kemi zhvilluar konsultimet e nevojshme për të vazhduar sot me gërmimet në Arbanë të Prizrenit. Gërmimet sot paradite përfunduan me gjetjen dhe zhvarrosjen e një individi që pas ekzaminimeve të mëtejme mjekoligjore presim të konfirmohet fakti që këto eshtra i përkasin viktimave të luftës që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të zhdukur”, ka shkruar Gara në Facebook.