Bali Muharremaj kujton Ukë Bytyçin: Është histori e Therandës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se tregimi për Ukë Bytyçin, është fuqia e veprës dhe e fjalëve që nuk e humbën kurrë shkëlqimin.

“Liria e Demokracia nuk ishin dikur vetëm rrugëtimi i tij, ai u sakrifikua për to. Ecja e tij maratonike, ka krijuar vet Historinë e Therandës”, ka thënë Muharremaj.

Postimi i plotë i Muharremajt:

Tregimi për Ukë Bytyçin, është fuqia e veprës dhe e fjalëve që nuk e humbën kurrë shkëlqimin.

Liria e Demokracia nuk ishin dikur vetëm rrugëtimi i tij, ai u sakrifikua për to. Ecja e tij maratonike, ka krijuar vet Historinë e Therandës.

Ai u vra por nuk vdiq kurrë për atdheun. Dy shoqëruesit e tij Bafti Bajramaj dhe Bajram Bytyqi poashtu populli  nuk i harron kurrë.

Ai do të mbetet gjithmonë njeriu që na dha vullnet, dhe e bëri t’paharrueshëm rrugëtimin e tij drejt lirisë dhe ndërtimit të vendit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për te.

Lavdi e përjetshme Ukë Bytyqit !