UEFA ka bërë një përditësim të fundit në ranglistën e klubeve në Evropë.

Në sezonin e kaluar për herë të parë morën pjesë katër klubë nga Kosova në garat evropiane; Ballkani, Drita, Gjilani dhe Dukagjini, andaj në renditjen që bëhet në bazë të koeficienteve, ndryshime ka pësuar edhe sa i përket klubeve kosovare.

Ballkani, që edhe këtë sezon po merr pjesë në grupet e Ligës së Konferencës, ka shënuar një ngritje të madhe krahasuar me sezonin paraprak, kur ishin në pozitën e 334-t.

Kampionët në fuqi të Kosovës tani janë në pozitën e 172-të.

Drita tani është si e dyta nga klubet kosovare e vlerësuar më lartë, duke u renditur në pozitën e 201-të. Gjilanasit shënuan rënie, pasi sezonin e kaluar renditeshin dy pozita më lartë, duke qenë edhe klubi më i vlerësuar kosovar në Evropë.

Pastaj vije Gjilani, që zë pozitën e 340-të. Edhe “Të Kuqtë” regjistruan ngritje nga sezoni i kaluar, kur renditeshin në pozitën e 371-të.

Rënie të madhe ka shënuar Prishtina, që tani në këtë ranglistë renditet si e katërta nga klubet kosovare. Prishtinasit sezonin e kaluar ishin në pozitën e 312-të, kurse tani ndodhen në pozitën 345-të.

Kësaj rangliste për herë të parë i është shtuar Dukagjini, që mori pjesë sezonin e kaluar për herë të parë në garat evropiane, duke luajtur në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Klinasit mbajnë pozitën e 370-të.

Llapi është një pozitë më poshtë, gjithashtu një pozitë më poshtë edhe krahsuar me sezonin e kaluar.

Renditja e klubeve kosovare në ranglistën e UEFA-s (sezoni 2023/24):

Renditja e klubeve kosovare në sezonin e kaluar (sezoni 2022/23):

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT