Ka shumë produkte të njëjta në treg, por produktet e Freesia janë ndryshe, dhe kjo ndikohet nga dashuria dhe përkushtimi i punëtorëve me aftësi të kufizuara që merren me prodhimin e tyre. Këta punëtorë punojnë me kujdes të veçantë për të siguruar një cilësi të lartë në secilin produkt.

Ndërmarrja Freesia është pronësi të z. Shaqir Palushi dhe e gjeni në qytetin e Lipjanit. Fabrika e tyre për prodhimin e letrave higjenike është i përkushtuar në krijimin e produkteve me cilësi të lartë, e gjithë kjo duke e ndihmuar komunitetin dhe duke ofruar vende të punës për personat me aftësi të kufizuara.

Kur blini produkte nga Freesia, jo vetëm që merrni një prodhim të prodhuar në Kosovë, por më e rëndësishmja është se ju jepni shpresë dhe mbështetje për personat me aftësi të kufizuara. Me një akt të thjeshtë blerjeje, ju kontribuoni në promovimin e përfundimit të diskriminimit dhe në inkurajimin e përfshirjes së personave aftësi të kufizuara në botën e biznesit.

Të gjitha fitimet nga produktet e Freesia janë të dedikuara për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara. Kjo mbështetje nuk është thjesht fjalë, por veprim konkret që ka një impakt të madh në përmirësimin e jetës së tyre. Nëpërmjet blerjes së produkteve, ju ndihmoni personat me aftësi të kufizuara të jetojnë një jetë më të pavarur dhe më të plotësuar.

Do të ishte madhestore nëse të gjithë tregtarët dhe konsumatorët do t’i tregojnë mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe do të blejnë produktet Freesia. Kjo do të ndikonte në zgjerimin e ofertës së tyre dhe në krijimin e më shumë vendeve të punës për personat me aftësi të kufizuara.

Tregoni mbështetjen tuaj dhe bëni një zgjedhje të ndërgjegjshme për të gjithë ata që kanë nevojë, duke blerë produktet e Freesia.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT