Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas institutit, në orët e para të ditës parashihet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve.
Reklame
“Vranësira të pakta mund të ketë për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.