Urime FC Ballkani kampion

Nesër FC Ballkanin ka dy ngjarje të rëndësishme, nga ora 17:00 zhvillohet ndeshja FC Ballkani – Prishtina, ndeshje e rëndësishme për titullin kampion për FC Ballkanin, si dhe nga ora 15:30 shpërndarja e medaleve dhe trofeut për më të mirët e superliges kategoria Junior 2019-2020.

Njofton FC Ballkani faqja zyrtare:
Urime titulli kampion FC Ballkani,
Superliga, Junior 2019/2020

Neser me datën 18.07.2020, në Suharekë dy ngjarje shumë të rëndësishme për FC Ballkanin dhe qytetin tonë, ashtu siç është paralajmëruar derbi me FC Prishtinen si dhe para këtij derbi në ora 15:30 shpërndarja e medaleve dhe trofeut për më të miret e Superligës, kategoria Junior 2019/2020.

Zyrtaret e FFK-së në rrethana të jashtëzakonshme dhe pjesëmarrje të reduktuar do t’i shpërblejnë më të miret duke dorëzuar trofeun dhe medalet. As pandemia Covid 19 nuk do ta zbeh këtë arritje të qunave tanë, të cilët ishin briliant gjatë gjithë sezonit. Ata patën me shfaq edhe më shumë por pandemia e mohoj që gurmanet e futbollit të shijojnë magjitë dhe lojën e bukur të të rinjëve tanë.

Shpresojmë që ky trofe të jetë “Deja vu” edhe të diellën e ardhshme për senioret.
Futbollistët të cilët ftohen për pranimin e medaleve dhe trofeut:

  1. Endrit Kuqi
  2. Elvis Kryeziu
  3. Dorant Ahmetaj
  4. Ermir Abazi
  5. Fatlind Kabashi
  6. Art Abazi
  7. Bleart Kryeziu
  8. Endrit Asllanaj (C)
  9. Leonard Shala
  10. Lindon Emerllahu
  11. Dren Morina
  12. Albin Berisha
  13. Effa Lazare Tristan Dylan
  14. Granit Jupaj
  15. Granit Lugaliu
  16. Redon Berisha
  17. Altin Bahtjari
  18. Rexhep Berisha
  19. Rilind Gashi
  20. Donat Bekteshi
  21. Melos Bajrami
  22. Samir Bytyqi
  23. Etnik Bugari
  24. Granit Krasniqi
  25. Unik Krasniqi
  26. Arbnor Halitjaha

PS: Gjatë ceremonisë futbollistet dhe pjesëmarrësit të tjerë do t’i binden në përpikëri protokollit të shëndetësisë dhe FFK-së për mbajtje të distancës, maskës etj…

Ju lutëmi që pas ceremonisë të shpërndaheni dhe klubin e zemrës ta ndiqni dhe përkrahni pran ekraneve televizive nëpër shtëpitë tuaja. Faleminderit për mirëkuptim, mbaje maskën është trimëri, jo dobësi.

🧡🖤🏆⚽️