“Kur ka qenë Vesa aty, Mërgimi s’ka guxu me fol me ne”, rrëfehet vëllai i futbollistit

Historia e dashurisë mes futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun, është rikthyer sërish në vëmendje. Ishte Vesa ajo e cila pak para se të futej në shtëpinë e famshme Big Brother VIP Kosova në edicionin e dytë, shpërtheu me deklaratat për ish-lidhjen e saj, pasi e njëjta tregoi se u tradhtua nga Berisha dhe shoqja e saj më e mirë, shkruan Gazeta Sinjali.

E së fundmi, për këtë temë ka folur publikisht vëllai e futbollistit, Besart Berisha. Ai thotë se futbollisti ka qenë në lidhje toksike me Vesën dhe se me ish të fejuarën e vëllait të tij nuk kanë pasur marrëdhënie të shëndosha.

Besart Berisha shprehu kritika për sjelljen e Vesës ndaj prindërve të futbollistit ku sipas tij, ajo nuk i ka respektuar.

“Këta janë nda para 1 vjet e gjysmë dhe ka qenë rasti në vend publik e ka ofendu dhe e ka sha Mërgimin. Kanë qenë në restorant dhe kjo i thotë Mërgimit ti je një bastard si baba yt. Plus familjen tonë e ka ofendu na ka sha. Tani u mundu Mërgimit me ja ndërpre lidhjet me familjen. Vesa në shtëpinë tonë ka qenë dy ose tri herë. Si krejt baballarët që bëjnë hajgare me vjehrrat dhe baba im i ka thënë a po ma qet një kafe a po ta qes një, dhe ajo është nervozu dhe i ka thënë unë e qes kur të du.

Neve si familje s’ka pas qef me na pa kërkun. Na me Mërgimin skemi mujt me fol vec nëse ai ka qëllu vetëm, ose kur ka qenë ajo në Zvicër te familja e vet, atëherë Mërgimi na ka thirrë shlirë. Tani ka ardh puna konfliktet jo për dasëm jo për fustana e këso, ajo I ka thënë nanës teme s’ke nevojë me ble kurgjo se fustanat e juaj nuk i veshi. Baba i çonte bukë e ajo nuk e lejonte të hynte në shtëpi” u shpreh Berisha.

“Na si familje tash kemi dalë me fol edhe mo nuk dalim se ajo na ka fy në moral”, tha vëllai i futbollistit në folshqip.