Pas shumë vitesh pune dhe angazhimi në institucionet e administratës komunale, njëri nga zyrtarët më të respektuar në Suharekë, Nazim Elshani është pensionuar. Me një atmosferë festive në prani të miqve, bashkëpunëtorëve, të afërmve dhe familjarëve, z. Elshani ka festuar 65-vjetorin e tij të lindjes.

Elshani ka shërbyer në shumë pozicione të rëndësishme në administratën komunale. Ai ka qenë asambleist, zyrtar në Drejtorinë Urbanizimit, Drejtor i Administratës, dhe më së fundi, zyrtar në Drejtorinë e Financave. Ai ka punuar me përkushtim të madh në të gjitha pozitat e tij, duke marrë përsipër përgjegjësi institucionale të rëndësishme.

Gjatë gjithë karrierës së tij, z. Elshani nuk kursente veten dhe ishte gjithmonë i përkushtuar në çdo periudhë të shtetformimit dhe shtetndërtimit. Ai ka treguar përkushtim të vazhdueshëm në punën e tij. I palodhur, i vullnetshëm dhe shumë mikpritës, z. Elshani ka qenë një punonjës i respektuar që ka ndjekur ligjet, ka respektuar institucionet dhe ka shërbyer qytetarët e vendit me nder dhe përkushtim.

Historia e Nazim Elshanit duhet të jetë një shembull që duhet ndjekur. Atributet e tij si një punonjës i vyeshëm, i respektueshëm ndaj ligjit dhe i përkushtuar ndaj detyrave kanë shërbyer si frymëzim për të tjerët. Duke treguar përkushtim të tillë në punën e tyre, të gjithë mund të bëhen një shembull pozitiv si z. Elshani.

I urojmë z. Nazim Elshani pensionim të mbarë, jetë të gjatë dhe të lumtur! Urojmë që të shijojë çdo moment të merituar të relaksimit pas një kariere të lavdishme dhe të të krijojë kujtimet më të bukura së bashku me familjen dhe të afërmit.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT