Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesen e Ballkanit që ndeshja e xhiros së 13-të ndaj Gjilanit të shtyhet.

Arsye e kësaj kërkese ishte udhëtimi i gjatë dhe ndeshja që kampioni i Kosovës do ta zhvillojë ndaj Astana në Kazakistan, mëson ‘GazetaBlic Sport’.

Ndeshja ndaj Gjilanit ishte planifikuar të luhet më 4 nëntor, por që tashmë do të luhet me një orar tjetër, pas ndeshjes me skuadrën nga Kazakistani.

Takimi mes Astana dhe Ballkanit do të zhvillohet më 9 nëntor, atje ku një fitore do të kishte vlerë të madhe për të drejtuarit e Ilir Dajës.

Para asaj ndeshjes, Ballkani do të përballet me Dritën, nesër me fillim nga ora 13:00.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT