Abdixhiku njofton për nisjen e shkollës politike “Ibrahim Rugova”, fton të rinjtë që të aplikojnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se shkolla politike “Ibrahim Rugova” po nis, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një video të postuar në Facebook, ai ka bërë të ditur se kjo shkollë mbështetet nga NDI, USAID dhe SDC.

Tutje, Abdixhiku u ka bërë thirrje të rinjve e të rejave nga mosha 18 deri në atë 25 vjeçare, të bëhen pjesë e ligjërimeve politike në këtë shkollë.

“Nëpërmjet një kurikule dy mujore, të ndarë në 10 ligjërata, këtu, në Selinë Qendrore të LDK-së, ju do të mësoni për të djathtën, për Republikën, Rugovizmin, ekonominë e tregut, shtetin, institucionet shtetërore e ato ndërkombëtare. Do të mësoni dhe për kampanjën e aktivizmin partiak, sikurse dhe për programin tonë politik ‘Rruga e Re’”, tha Abdixhiku.null

Sipas Abdixhikut, pjesëmarrësit do të mësojnë nga ligjëruesit më të mirë, e të cilët janë anëtarë të  LDK-së.