Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasdite në rrugën Prizren – Suharekë në mes të dy automjeteve, një kamion dhe një “pick-up”.
Në pamjet që ka siguruar Sinjali shihet se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.
Ndërkohë njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.