Greva e minatorëve të Trepçës ka përfunduar në ditën e 10-të pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet minatorëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë.

Marrëveshja është arritur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, kur ata u vizituan nga deputetë të VV-së, përfaqësues të Bordit të ndërmarrjes Trepça dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Mësohet se minatorët dhe zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë janë dakorduar për plotësimin e kërkesave të grevistëve.

Ndryshe, këta të fundit kishin hyrë në grevë të martën e javës së kaluar me kërkesat si: ekzekutimi me kohë i pagave, shkarkimi i menaxhmentit të Trepçës, sigurimi shëndetësor i minatorëve, përmirësimi i kushteve dhe mjeteve të punës.

Gjatë kësaj kohe sa ishin në grevë, shumë nga ta kishin probleme shëndetësore.

Kryeministri Albin Kurti nuk i kishte vizituar gjatë gjithë këtyre ditëve sa ata ishin në grevë.

Për këtë çështje, opozita në Kuvend kishte kërkuar miratimin e një rezolutë në ndihmë të minatorëve, por që nuk ishte mbështetur nga mazhoranca.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT