“Bilanci i pagesave deri në fund të gushtit 2023 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 220.2 milionë euro i cili tregon një përmirësim prej 41% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (372.8 milionë euro ishte deficiti deri në gusht 2022)”, thuhet  në publikimin e BQK-së për statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin gusht 2023.

Sipas BQK-së, bilanci tregtar në mallra deri në gusht 2023 kishte deficit në vlerë 2.88 miliardë euro, që është për 3.6%  më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Eksporti për këtë periudhë është zvogëluar  për 8.2 % dhe shënoi vlerën 566.5 milionë euro (617.3 milionë euro ishte deri në gusht 2022). Ndërsa, importi i mallrave shënoi rritje të lehtë prej 1.5 % duke arritur vlerën  3,447.1 milionë euro (3,397.4 milionë euro ishte deri në gusht 2022).

“Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në gusht 2023 shënoi vlerën 1,277.4 milionë euro, e cila paraqet rritje për 172.5 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Të ardhurat parësore deri në gusht 2023 shënuan bilanc pozitiv prej 71.5  milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerën 68.2 milionë euro. Kjo paraqet një rritje rreth 4.8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet  në publikimin e BQK-së për statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin gusht 2023.

Të ardhurave dytësore mbetet kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në gusht 2023 kjo llogari shënoi rritje prej 6.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, duke arritur vlerën  1,311.6 milionë euro (1,234.2 milionë euro ishte deri në gusht 2022).

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në gusht 2023 shënoi  895.7 milionë euro, që paraqet rritje prej 93.6 milionë euro ose 11.7 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, shkruan Syri.net Kosova

Asetet në llogarinë financiare deri në gusht 2023 ishin 652.3 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar vlerën prej 666.0 milionë euro, për të njëjtën periudhë.

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të gushtit  2023 ishin 514 milionë euro (510 milionë euro deri në fund të gushtit 2022), përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 145 milionë euro (109 milionë euro deri në gusht 2022).

Investimet në letra me vlerë jashtë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në gusht 2023 janë rritur për 322 milionë euro.

“Investimet tjera në Kosovë (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në fund të gushtit 2023 ishin 152 milionë euro (262 milionë euro ishte deri në gusht 2022), përderisa investimet tjera jashtë Kosovës deri në fund të gushtit 2023 ishin 24 milionë euro (101 milionë euro ishte deri në gusht 2022). Bilanci i investimeve të tjera deri në fund të gushtit 2023 shënoi një vlerë negative prej 128 milionë euro. Asetet rezervë deri në gusht 2023 janë rritur për 162 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 318. milionë euro”, thuhet në publikimin e BQK-së për statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin gusht 2023.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT