Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për dialogun dhe Asociacionin ka qenë kritik me kryeministrin Albin Kurti.

Berisha i ka thënë Kurtit se në Kuvend është për të treguar që ka “Zajednicë” dhe jo për të kundërtën.

Ndërkohë Berisha ka ironizuar edhe me deputetët e VV-së të cilët janë në legjislaturën aktuale, duke iu thënë se ata që kanë gjuajtur gur e molotov s’janë më aty, dhe se deputetët aktual po duartrokasin për “Zajdenicën”.

“Kur delshin në protesta, ju s’jeni kon, janë kanë do tjer, ju jeni në vend të tjetër kujt, për Zajdenicën. Kur gjujshin gur e molotov, ma mbushshin mendjen që e kanë pas njëmend që janë kundër Zajednicës. Tash ktu që dy herë po rrehin shuplaka për Zajdnicën”, ka thënë Berisha.

Berisha ka rikujtuar protestat e VV-së kundër planit të Ahtisarit duke thënë se Kurti i kishte organizuar meqë ka dashur pushtet.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT