Një i vdekur dhe një i lënduar, stuhia “Ciaran” sjell shkatërrime të mëdha në Shqipëri

Prej mesditës së djeshme, Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, i cili ka shkaktuar të paktën një viktimë deri më tani, si edhe dëme të mëdha materiale për shkak të përmbytjeve dhe erës së fortë.

Rënia e pemëve ka shkatërruar disa makina në Tiranë dhe Durrës, ndërkohë që zona të shumta mbetën pa energji elektrike për disa orë. Moti i keq për shkak të stuhisë “Ciaran” ka shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur në 24 orë dhe pritet të vijojë edhe sot duke sjellë shira të shumta në zona të ndryshme të vendit. Disa bashki kanë dhënë alarmin.