Vesa qanë me dënesë teksa flet për Mërgimin: Më ka nxjerrë me dhunë prej veturës

Vesa Vllasaliu mbrëmë pas natës ‘prime’ ka shpërthyer në lot teksa i ka rrëfyer disa nga banorëve të BBVK2 se çfarë e vret më shumë nga ish-lidhja e saj me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha.

Ajo teksa qante me dënesë iu tha banorëve se dëshiron ta di arsyen dhe nëse Mërgimi e ka tradhtuar edhe gjatë kohës sa nuk ishin të inatosur, hidhërim ky për të cilin tha se ishte edhe pika e ndarjes.

Ndër tjera, ajo është dëgjuar edhe duke e fajësuar vetën për prishjen e lidhjes.

“Problemi është që edhe më i miri në botë me kanë unë e prishi, se kam frikë”, u shpreh ajo.

Mes bisedave, Vesa iu drejtohet edhe Albës teksa i thotë se familja e Mërgimit nuk e ka dashur kurrë.

Ndër tjera ajo flet edhe për ditën e ndarjes kur ishin takuar dy familjet për të biseduar, teksa shton se babai i saj i ka kërkuar llogari Mërgimit pse ka përdorur dhunë duke e nxjerr nga vetura.

VIDEO

Vetëm pak ditë më parë, vëllai i Mërgimit deklaroi se ishte Vesa ajo e cila isha kishte ndaluar Mërgimit edhe takimet me familjarët e tij.