Skuadra e volejbollit për femra, Gjinoci, që sivjet garon në Superligën B, pos që po vazhdon me paraqitje shumë të mira në fillim të kampionatit, po tregon që “brumi” ynë i Suharekës në këtë sport, është ndër më të mirët.
Vajza e trajneres së ekipit, Rudina Berishës, Enkela Voci, e cila është edhe reprezentuese e përfaqësueses së Kosovës, në paraqitjen e sotme ndaj Feronikelit të Drenasit, ka shfaqur një gjë të rrallë në volejboll.
Ajo ka dhënë plot 25 shërbime për bashkëlojtaret e saja, pa asnjë humbje prej tyre, duke shënuar një rekord, jo vetëm personal, por shumë më të gjërë.
Me një nivel të tillë të sportistëve që ka, Suhareka po jep shumë tani kualitet për reprezentacionet shtetërore, si në futboll, basketboll e volejboll.
Gjinoci ka fituar pastër sot në Drenas, në të dyja nivelet. 0-2 me juniore dhe 0-3 me seniore.