Prishtina Weather ka njoftuar se ditët e para të javës do të jenë kryesisht me diell, ndërsa të mërkurën shi dhe rënie e temperaturave.

Nga dita e mërkurë vransira do të përfshinë vendin me të reshura shiu, që vende-vende mund të jenë edhe më intenzive e të shoqëruara me ndonjë bubullimë.  Ditën e enjte do të ketë më shumë intervale me diell.  Orëve të mëngjesit nëpër ultësira me kushte edhe për mjegull.  Temperaturat maksimale zbresin në 13C e 14C.  Minimalet fillimisht luhaten ndërmjet 7C e 10C, derisa të premten zbresin edhe në 3C.

Me qetësimin e erërave, ndotësit ajror mund të shënojnë rritje të koncentrimeve, sidomos grimcat e imëta të materies PM2.5.  Megjithëse indeksi do të jetë në vlera të pranueshme gjatë ditës, orëve të mbrëmjes mund të kaloj edhe në vlera të dobëta.

6.11 – Kryesisht me diell dhe erë.  Pasdite më vonë përreth viseve malore në perëndim të vendit mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë shiu.

7.11 – Pjesërisht me diell dhe vransira kalimtare.

8.11 – Më ftohtë.  Kryesisht vranët dhe me shi, që kohëpaskohe mund të jetë me intenzitet mesatar dhe të lartë lokalisht.

9.11 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes mjegull përgjatë ultësirave.

10.11 – Vransira dhe intervale me diell.

Era frynë kryesisht nga krahu jugor, e lehtë dhe mesatare 2-7m/s, të hënën me hove deri në 13m/s, ndërsa ditën e mërkurë ndryshon drejtimin edhe në verilindore më vonë gjatë mbrëmjes..

Shtypja atmosferike luhatet ndërmjet vlerave mesatare, me një rritje të përkohshme ditën e martë dhe enjte./Botapress.info/

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT