Të dielën më 12 nëntor, kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë përballë Izraelit.

Loja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për fazën kualifikuese për “EURO 2024”.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se kanë dalur në shitje biletat për këtë ndeshje.

FFK bën të ditur se biletat mund të blihen në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Federata thekson se çmimet e biletave janë si vijon:

Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

VINI RE!

Një person mund të blejë vetëm dy bileta. Biletat janë të personalizuara dhe në hyrje do të ketë kontrollim të rreptë dhe me letërnjoftim për secilin person që hyn në stadium.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjidhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

/GazetaSinjali/

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT