Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut që kanë filluar mëngjesin e sotëm në gjithë vendin me intensitet të lartë në disa zona, mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi për media, IHMK bën me dije vërshimet mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, por nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore.
“Gjatë orëve të paraditës (e mekure 08/11/2023), kan filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intenzitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perendimore, qëndrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj. Nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuatat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit”, thuhet në njoftim.