Ka ndërruar jetë mbrëmë në Gjermani shqiptari 33-vjeçar A.V, i cili mori lëndime të rënda 10 ditë më parë në aksidentin që ndodhi në kantierin e ndërtimit në Hamburg.
Lajmin e konfirmoi L.C. daja i viktimës.
A.V, baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ku edhe 4 shqiptarë humbën jetën, raporton AlbInfo.ch.
Ai ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Të hënën e 30 tetorit 2023 ndodhi aksidenti i rëndë në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani, ku humbën jetën 5 shqiptarë.