Tifozët e Astanas kërkojnë shkarkimin e trajneri të tyre: Mos u poshtëroni më

Tifozët e Astanas kanë mbetur të dëshpëruar me paraqitjen e skuadrës së tyre në ndeshjen e zhvilluar ndaj kampionit të Kosovës, Ballkanit.

Tifozët e Astanës kanë bërë një reagim të ashpër pas barazimit pa gola me Ballkanin.

Sipas tyre, Astana nuk e ka merituar as barazimin, pasi Ballkani ishte superior dhe ka mundur ta fitojë ndeshjen.

Madje, ata kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Grigory Babayan.

“Astana po i humb tifozët. Ndeshja me Ballkanin nuk ia ka vlejtur të shikohet. Ne nuk kemi mundur të bëjmë asnjë gjuajtje në portë. Legjionarët të gjithë janë sikur drunj. Ne nuk e merituam fitoren. Të gjithë shkoni në pushime dhe mos u poshtëroni më. Babyan jashtë! Me një paraqitje të tillë poshtëruese, ne ishim me fat që nuk pranuam gol”, thuhet në reagimin e tifozëve të Astanas.