Ismet Munishi ishte njëri prej atyre që reagoi sot lidhur me listën e Kombëtares së Kosovës, për tri ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Një prej reagimeve të tij lidhej me Rron Brojën. Munishi vlerëson se mesfushori i Dritës e meriton ftesa te “Dardanët”.

“A mund të bëhemi 10 mijë like për Rron Brojën të ftohet në Kombëtare”, ishte postimi në formë ironie i trajnerit kosovar.

Në postimin e tij ka komentuar edhe ish-reprezentuesi i Kosovës, Mirlind Daku, i cili nga shtatori po përfaqëson Kombëtaren e Shqipërisë, me të cilën është shumë afër që të sigurojë pjesëmarrjen në “Euro 2024”.

“Ja s’kuqen badihava”, ishte komenti i Dakut.

Ndërsa, Munishi ia ktheu: “A skuqet najkush aty”.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT