Arjan Rizaj është ekzekutuar gjatë ditës së djeshme me armë në Guayaquil të Ekuadorit, rreth orës 20:30.

Sipas mediave ekuadoriane, shqiptari u ekzekutua teksa ndodhej brenda makinës së tij të parkuar, teksa duke iu referuar dëshmitarëve, autorët kanë qenë me motor të cilët pas ekzekutimit, u larguan me shpejtësi me të njëjtin mjet.

53-vjeçari u qëllua me 9 plumba pistolete. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se Arjan Rizaj ka qenë duke pritur bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në spitalin ‘Luis Vernaza’, për të takuar të atin e saj që ishte i shtruar aty.

Dëshmitarët, të tmerruar nga skena makabre, tentuan të ndihmonin 53-vjeçarin, por edhe pse spitali ishte aty pranë, fatkeqësisht Arjan Rizaj nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve.

Bashkëshortja e viktimës u tha hetuesve se Arjan Rizaj nuk punonte dhe se në vend qëndronte pa dokumente legale. Sipas saj, 53-vjeçarit i dërgonte para i vëllai nga Kanadaja ose persona të tjerë nga Shqipëria.

Policia ekuadoriane është duke hetuar shkaqet e vrasjes.

Vrasja e Arjan Rizajt ka ndodhur në të njëjtën ditën kur në Turqi u arrestua Dritan Rexhepi, i kërkuar nga Shqipëria dhe Italia për një sërë veprash të rënda penale që nga ajo e vrasjes me dashje, rrëmbim e deri tek trafiku ndërkombëtar i drogës. Dritan Rexhepi ishte larguar nga Ekuadori drejt Turqisë.

Në Shqipëri ai akuzohet për një sërë veprash të rënda penale, përfshi këtu vrasjen e policëve Arben Keqi dhe Durim Kasmi, si dhe porositjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.

Nga Italia autoritet italiane ai kërkohej si kreu i një organizate të fuqishme që merrej me trafikun e kokainës nga vendet latine drejt Europës. /TVKlan

Video:

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT