Zvicra publikon listën e lojtarëve, tre shqiptarë pjesë e saj

Përzgjedhësi i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, ka publikuar të premten listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2024, për muajin nëntor.

Në listën e 24 lojtarëve të ftuar nga Yakin, janë edhe tre shqiptarë, kapiteni Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.

Zvicra në këtë muaj luan më 15 nëntor në udhëtim tek Izraeli.

Më 18 nëntor e pret Kosovën, ndërsa e mbyll ciklin kualifikues të “Euro 2024” më 21 nëntor kundër Rumanisë në udhëtim.

Zvicra është e dyta në Grupin I me 15 pikë në shtatë ndeshje ndërsa Kosova është e katërta me shtatë pikë në po aq ndeshje të luajtura. /Gazeta Olle/