Kosova dhe Izraelin do të takohen të dielën, për të zhvilluar ndeshjen e mbetur nga muaji i kaluar, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” – shkruan Gazeta Express.

Gazetari nga mediumi izraelit “Sport5”, Moti Pashkatsky, i cili ndodhet në kryeqytetin e Kosovës, ka bërë një reportazh nga stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja.

Ai vlerësoi se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” nuk kap nivelin ku duhet zhvilluar ndeshje të nivelit të tillë.

“Gjendja e barit në stadium është e turpshme, plot gropa dhe e papërshtatshme për lojëra në këto nivele”, thuhet në lajmin e publikuar nga “Sport5”.

Fotot e publikuara:

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT