Kombëtarja shqiptare e futbollit nis këtë të diel grumbullimin për ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Euro 2024, me synimin që të çojë deri në fund misionin për të siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të turneut.

Një grumbullim në të cilin trajneri brazilian Silvinjo ka thirrur 24 lojtarë, të cilët do të jenë përgjegjësit për të siguruar të paktën një pikë që garanton pjesëmarrjen në aktivitet.

Shqipëria është padyshim favorite në dy ndeshjet që luan në nëntor, përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe, pasi supozohet se ka lojtarë më cilësorë se të kundërshtarëve. Kjo tregohet edhe thjesht nga vlera në treg e futbollistëve të skuadrës kuqezi në krahasim me dy kundërshtarët që ka përballë.

kombetarj vlera

Të 24 lojtarët e grumbulluar nga Silvinjo, kanë një vlerë kartoni prej 80,9 milionë eurosh në total, sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”. Mes lojtarëve të grumbulluar, më i vlefshmi është Asllani i cili kushton 12 milionë euro, i ndjekur nga Gjimshiti me 10, Ndërsa lojtari me vlerën më të ulët të kartonit është Frederik Veseli i cili kushton 300 mijë euro sipas portalit të njohur.

kombetarja pjesa 2

Nga ana tjetër, vlera e lojtarëve të grumbulluar nga Moldavia për këtë ndeshje është në total 15,04 miionë euro, me Reabçiuk të Spartak Moskës që është lojtari më i shtrenjtë, me vlerën 5 milionë euro. Kurse vlera e skuadrës së Ishujve Faroe, është vetëm 3,23 milionë euro, me mesfushorin e Klaksvik, Jakup Andreason, i cili është ai me vlerën më të lartë, 350 mijë euro

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT