Të dielën Kosova pret Izraelin me fillim nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.
Policia ka marrë masa sigurie për ndeshjen që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.
Policia ka publikuar disa rregulla që duhet të zbatojnë ata që duan ta shikojnë ndeshjen nga stadiumi.
Gjërat që nuk lejohen në stadium:
- Mjetet piroteknike,
- Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë,
- Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë,
- Pijet alkoolike dhe substancat narkotike,
- Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh),
- Ombrella,
- Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë,
- Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme etj.),
- Kamera profesionale dhe video kamera,
- Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.
Kosova tashmë ka humbur shpresat për një kualifikim të mundshëm, pasi “Dardanët” janë në vendin e katërt në renditje me vetëm shtatë pikë.
Izraeli është një pozitë më lartë me 11 pikë, por ka edhe një ndeshje më pakë të zhvilluar se Kosova.