Federata e Futbollit të Kosovës dhe futbollisti Vedat Muriqi kanë dalë me një sqarim për deklaratën e këtij të fundit për kontrollet e shtuara të sigurisë para ndeshjes me Izraelin.

Të shtunën, Muriqi është cituar të ketë thënë se në Aeroportin e Kosovës ka pasur policë nga Izraeli, special për t’i kontrolluar futbollistët e Kosovës.

Sipas FFK-së, Muriqi me këtë deklaratë i është referuar kontrollit të nënshtruar në muajin mars.

“Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi, sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar. Në pronocimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtruar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit. Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet e tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organizimin e ndeshjes ndaj Izraelit”, thuhet në sqarimin e FFK-së dhe të Muriqit, përcjell albinfo.ch.

Kosova dhe Izraeli luajnë të dielën në mbrëmje në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për “Euro 2024”. Takimi ka qenë i paraparë të luhej muajin e kaluar, por u shty për shkak të luftës.

Policia ka ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë që nga dita e premte, kur në Prishtinë ka mbërritur përfaqësuesja izraelite.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT