Ish-anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, ka shpallur kandidaturën për kryetar të kësaj partie politike.

LDK-ja do ta mbajë konventën e saj zgjedhore më 19 nëntor.

Vetë Bislimi ka njoftuar për kandidaturën e tij për synimin që ta marrë drejtimin e LDK-së.

”Sot, kam njoftuar Kryesinë e LDK-së në Prishtinë, përmes një shkrese zyrtare, se në bazë të Nenit 8.1, Nenit 16.2 dhe Nenit 25, të Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kam vendosur që në Kuvendin e Dhjetë të LDK-së që do mbahet më 19 nëntor 2023, do të paraqes para delegatëve kandidaturën time për Kryetar të LDK-së”, ka thënë ai.

”Unë besoj fuqishëm në LDK-në e vlerave themeltare dhe idealeve kombëtare të trasuara nga Presidenti Rugova. Ky vendim imi vjen jo vetëm si vazhdimësi e angazhimit tim për vendin dhe gatishmërisë për t’i shërbyer familjes së madhe të LDK-së së vërtetë, por edhe si përgjigje ndaj krejt atyre që kanë filluar të humbin shpresën për një LDK që kishin dashur e kanë aspiruar, si dhe atyre që asnjëherë nuk rreshtën së përkrahuri vizionin e përpjekjen time për LDK-në”, ka deklaruar ndër tjerash Bislimi.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT